NË PRISHTINË U MBAJTË MARSH PROTESTUES PËR TË KËRKUAR ARMËPUSHIM TË MENJËHERSHËM NË LINDJE

Autori: Hanmie Lohaj

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Hamasin si një organizatë terroriste dhe duket se tensionet midis Izraelit dhe Hamasit vetëm sa po rriten. Zgjidhja me dy shtete është mbështetur vazhdimisht nga liderët ndërkombëtarë si shpresa më e mirë për stabilitet afatgjatë. Nuk është e qartë nëse njerëzit e duan apo jo, dhe nëse e duan, nuk është e qartë se çfarë forme do të marrë kjo. Por pyetjet më të rëndësishme janë “kur” dhe sa shtrenjtë do jetë kostoja e saj, nëse me kosto mund të definohen edhe mijëra jetë njerëzish, foshnjesh, fëmijësh, e grave të ngecura në mes të dy zjarreve. Shtete e kryeqytete rreth e rreth globit kanë dalur me thirrje, marshe e protesta lidhur pikërisht me këtë çështje. Marsh u mbajtë edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Më 16 nëntor, rreth orës 18:00, një grup qytetarësh morrën pjesë në organizmin e një marshi protestues i cili u zhvillua në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ky marsh u thirrë nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”, dhe u mbështet nga disa qytetarë në Kosovë të cilët në shprehje të solidarizimit u bënë bashkë dhe marshuan në këtë natë të ftoftë nëntori.

Në deklaratën e tyre të përbashkët të cilët të njëjtit e lexuan në mbajtje e sipër të marshit u tha se qëllimi i këtij akti të cilin e emërtuan si “politik, solidarizues e molizues” ishte për të kërkuar që të ndalet menjëherë “luftën gjenocidale të Izraelit ndaj popullit palestinas dhe për të shprehur solidarizim me popullin palestinez dhe vuajtjet e tyre”.

Qëllimi i mbledhjes sonë sot është i dyfishtë: (1) për me kërku’ që të ndalet menjëherë lufta gjenocidale e Izraelit ndaj popullit palestinez si dhe (2) për me shprehë solidarizimin tonë me popullin palestinez dhe vuajtjet e tyre.

Ky marsh është para së gjithash një akt politik, solidarizues e mobilizues, që ndonëse simbolik, kërkon ta kthejë vëmendjen tek terrori që populli palestinez po e përjeton sot. Ne synojmë t’i japim jehonë thirrjeve të tyre për ndalim të gjenocidit, okupimit e kolonizimit të tokave palestineze dhe aparteidit në Palestinë”, u lexua në emër të grupit organizues të marshit protestues.

Protesta zgjati gjithsej diku një orë dhe pjesëmarrës të saj ishin grupmosha të ndryshme, duke filluar nga adoleshentë e të rinj studentë e deri te grupmosha e mesme dhe ajo e shtyrë në moshë.

Ky grup i protestuesëve i quajtën trazirat në Lindje si tragjedinë më të madhe të shekullit të 21. Të njëjtit u shprehën se “ky gjenocid’ i ushtruar nga Izraeli ndaj popullit palestinez vie si pasojë e pushtimit 75 vjeçar të Palestinës nga Izraeli përfshirë këtu dëbimet me dhunë të palestinasëve nga pronat e tokat e tyre.

Duke u nis nga e drejta e panegociueshme e të gjithë popujve për liri dhe vetëvendosje, ne insistojmë që situata aktuale të mos lexohet si luftë e dy palëve të barabarta, por ajo e një shteti kolonial e okupator, kundër rezistencës çlirimtare të një populli. Sot jemi dëshmitarë të një gjenocidi të ushtruar nga Izraeli kundrejt popullit Palestinez,e cila vjen si vazhdimësi e okupimit 75 vjeçar të Palestinës nga Izraeli, vrasjeve masive dhe dëbimeve të dhunshme të popullit palestinez nga tokat e tyre.

Ky okupim e ka shndërruar Gazën në një kamp koncentrimi e në një varrezë masive të mijëra fëmijëve, grave e burrave. Kjo është tragjedia më e madhe e shekullit njëzetë e një!

Ne jemi këtu sepse nuk mund të qëndrojmë të heshtur kur një populli të tërë ju mohohet vetë ekzistenca, kur fëmijë e të rritur janë shënjestër e bombardimeve, masakrave e dëbimeve. Për më shumë se një muaj janë vrarë mbi 11 mijë palestinezë, prej tyre mbi 4 mijë fëmijë dhe më shumë se 3 mijë trupa ende të pagjetur e të bllokuar nën rrënoja”, thanë të njëjtit në fjalimin kushtuar marshit në fjalë.

Izraeli e ka njohur Kosovën më 4 shtator 2020, kur u lajmërua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump që Izraeli dhe Kosova e kanë njohur njëra-tjetrën dhe mes këtyre dy shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike. Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Pra, mund të thuhet se Izraeli zyrtarisht e njohu Kosovën më 1 shkurt të vitit 2021 si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit. Kjo marrëveshje u nënshkrua pothuajse një vit më parë në kryeqytetin e SHBA-së. Kosova dhe Serbia nënshkruan versione individuale të dokumentit me të njëjtën përmbajtje, përveç pikës për njohjen e Izraelit, e cila u pikë qe vetëm në versionin që iu dha delegacionit të Kosovës. Palestina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kosova nuk ka dalur deri më tani me ndonjë komunikim zyrtar prej cilitdo institucion shtetëror sa i përket zhvillimeve në Izrael apo palestinezëve në Hamas. Reagim nuk ka pasur as nga kryeministria e presidenca e as nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, përcjell Perspektiva.

Si përfundim të njëjtit thanë se ky marsh nuk duhet tu shihet si anim i tyre me Hamasin, duke shtuar se vuajtjet e hebrenjve gjatë holokaustit nuk duhen përdorur si mjet justifikues për të arsyetuar politikat zioniste.

Ky marsh nuk duhet të lexohet as si pozicionim i yni me Hamasin, meqë ne i dënojmë krimet e kryera ndaj të gjithë civilëve. Sic është theksuar nga shumë bashkë-protestues hebrenjë, që qëndrojnë në solidarizim me çështjen palestineze, holokausti dhe vuajtja e hebrenjve përgjatë historisë dhe retorika antisemite nuk mund të përdoren si mjet për t’i arsyetu’ politikat zioniste”

Tutje u tha se meqë në Kosovë ka pasur luftë 24 vite më parë, e kuptojnë dhe bashkëndjejnë dhimbjen e palestinezëve në Gazë, duke shtuar se pikërisht për shkak se e kanë përjetuar luftën vetë, jo shumë kohë më parë, pozicionimet e Qeverisë së Kosovës i shohin si pozicionime pro-gjenociodiale dhe se nuk i konsiderojnë të tillat si strategjike, pasiqë nuk mund të luhet me jetë njerëzish dhe se heshtja tregon përkrahje karshi Izraelit. Pra, sipas protestesve është e “patolerushmë që një shtet dikur viktimë të rreshtohet 24 vite më pas në anën e agresorit”.

Si popull, ne jemi të sprovuar me luftë dhe vuajtje para 24 vitesh nga politikat gjenocidale të Serbisë. Pikërisht për këtë, ne refuzojmë t’i mbyllim sytë karshi pozicionimeve pro-gjenocidale të shtetit tonë dhe t’i pranojmë ato sikur “pozicionime strategjike” sepse nuk mund të ketë strategji me dhjetëra e qindra mijëra jetë njerëzish! Ne nuk mund të pranojmë që Kosova sot të rreshtohet karshi Izraelit dhe kërkojmë llogari nga qeveria, sepse është e patolerueshme që shteti ynë, 24 vite pas luftës të rreshtohet në anën e agresorit”, thanë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Previous articlePOLITIKA ORGANIZON SULME, QYTETARËT VUAJNË
Next article“PO” PËR UDHËTIM, “JO” PËR NISJE