FËMIJËT E UKRAINASEVE QË GJETËN STREHIM NË KOSOVË FLASIN PËR PERSPEKTIVËN

Nazar Chabar, fëmijë ukrainas që ka gjetur strehim në Kosovë që nga gushti i 2023-ës

Gjatë nëntorit dhe dhjetorit të 2023-ës, Perspektiva ndoqi me vëmendje aktivitetet që u organizuan në Kosovë nga ana e gazetareve të cilat kanë ardhur në Kosovë falë programit “Journalists in Residence”, të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

Kira Yakuba, vetëm 18 vje\e tregoi për Perspektivën për rrugëtimin e saj drejt Kosovës dhe përvojën e saj me ndërrimin e shpeshtë të shkollave, vendeve të rezidencës, shoqërisë e rrethit dhe shumë më tepër. Pikëpamja e saj si e re në këtë program dhe në Kosovë ishte e veçantë jo vetëm për shkak se është e vetmja vajzë e re në Kosovë e cila kishte ardhur me nënë e saj gazetare por edhe sepse është e vetmja adoleshente e cila ka gjetur strehim në Kosovë përmes këtij programi, duke ikur kështu nga lufta që po vazhdon në shtetin ukrainas tash e sa kohë si pasojë e invazionit rus. Kirën, ekipi i Perspektiva Plus-it në Kosovë e takoi gjatë një mbrëmje të organizuar dhe mbajtur në Prishtinë për nder të kujtimit të gazetareve ukrainase të vrara në Ukrainë, gjatë raportimit në kushte lufte.

Unë kam arritur në Kosovë 3 muaj më parë, dhe po vijoj mësimet tani në ‘American School of Kosova’. Këtu kemi takuar shumë ukrainase, diku 14 gazetare ukrainase, dhe së bashku me ta kemi arritur të organizojmë këtë mbrëmje të bukur, thjesht në mënyrë që të tregojmë kulturën tonë, të shkëmbejmë kulturat tona me shqiptarët”, tha Kira për Perspektivën.

Kira gjersa u pyet se sa e vështirë ishte për të përshtaturit në Kosovë si nxënëse e shkollës së mesme tha se që nga fillimi i luftës në shtetin e saj, Ukrainën, e deri më tani, Kosova ishte vendi i tretë në të cilin ajo kishte shkuar për tu larguar nga ambienti i luftës dhe se ndërrimi i vendeve të banimit, pra i shteteve e njëkohësisht i shkollave nuk kishte qenë aspak i lehtë, siç nuk kishte qenë as bërja e shoqërisë së re dhe përshtatjes në secilën nga shkollat që i ishte dashur të vijonte mësimet.

Unë e kam lënë Ukrainën kur veçse filloi lufta më 12 mars, dhe kam jetuar në Poloni për gjashtë muaj, gjithashtu kam jetuar në Kanada për gjashtë muaj të tjerë. Pastaj për tre muaj jam kthyer në shtëpi, në Ukrainë. Më pas kam ardhur këtu. Është shumë e vështirë sepse kam ndërruar tre vende, kam ndërruar tri shkolla. Gjëja më e vështirë është të bëj shoqëri sepse ne kemi pikëpamje të ndryshme, si ta them, ne kemi kurrikula të ndryshme. Këtu ndjej se është paksa e vështirë, hmm, e vështirë të kem shokë e shoqe shqiptare”, tha Kira ndër të tjera.

Kira duke prezantuar në anglisht pranë gazetares Tetiana Kraselnykova

Kira, 18 vjeçare, pranë nënës së saj, Yana Dolgopolova-s

Nazar Chabar, vetëm 10 vjeç, i biri i gazetares ukrainase Tetiana Kraselnykova, të cilët janë vendosur në Kosovë tash e pesë muaj, gjatë mbrëmjes së organizuar për nder të gazetareve ukrainase të vrara gjatë vitit të fundit tha se “po kënaqej dhe se po i pëlqente Kosova deri më tani”.

Nazar, 10, duke përshëndetur shokun e tij

Gjatë gjithë mbrëmjes, u zhvilluan aktivitete të ndryshme në këtë event duke përfshirë këtu këndimin e këngëve të ndryshme, recitimin e poezive me motive kombëtare e patriotike ukrainase. Çka u vërejtë përgjatë gjithë mbrëmjes ishte gërshetimi i simboleve të dy shteteve nga ana e gazetareve ukrainase dhe fëmijëve të tyre; pra gërshetimi i simboleve, traditave e kulturës së shtetit nikoqir, Kosovës dhe atdheut të gazetareve që ishin në Kosovë së bashku me fëmijët e tyre, Ukrainës. Në tryezën e këtij eventi mbizotëronin ushqimet e shtruara ushqime tradicionale shqiptare dhe ukrainase.

Yana Dolgopolova, nëna e Kiras e cila është përkujdesur për
gatimin e ushqimit tradicional ukrainas

Deri më tani në Kosova ka strehuar një dyzinë gazetaresh ukrainase, e deri në këtë fundvit gjenden 12 gazetare dhe dy fëmijë ukrainas. Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare vendore dhe rajonale, me theks të veçantë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë kujdesur për udhëtimin, akomodimin dhe përshtatjen e mikpritjen e gazetareve në vendin mikpritës Kosovën. Këto gazetare vazhdojnë të punojnë nga Kosova si korrespodente për mediume të ndryshme rajonale, vendore e të huaja, përfshirë disa mediume akoma aktive në atdheun e tyre, për të cilat kanë punuar edhe para lënies së Ukrainës.

Fëmijë ukrainas

Fëmijë ukraina

Nazar Chabar duke lujatur kukafshehtasi

Fëmijë ukrainas duke recituar poezi kombëtare ukrainase përballë
audiencës shqiptare dhe ukrainase në Prishtinë

Tryeza e shtruar me një mix të ushqimeve tradicionale të Kosovës dhe Ukrainës

Fëmijë ukrainas duke recituar poezi kombëtare ukrainase

Previous articleJO MË PREMTIME, KEMI ARRITUAR NË FUND
Next article“NE NUK JEMI MAKINA LINDORE PA ASNJË TË DREJTË”