Dino Merlin, një muzikant i famshëm nga Sarajeva, do të mbajë katër koncerte në Beograd në nëntor. Të gjitha biletat janë shitur. Megjithatë këtij koncerti muzikor i është dhënë edhe dimension politik. U nis një peticion për të ndaluar ardhjen e muzikantit të Sarajevës në Beograd sepse ai dyshohet se ka përhapur gjuhë të urrejtjes kundër serbëve.