Për herë të 50-të, dështoi mbajtja e seancës konstituive të parlamentit të Kosovës. Avokati Arianit Koci protestoi sërish para godinës, duke rruar flokët e tij të gjata. Disa ditë më parë, ai protestoi me disa gomarë si simbol i kokëfortësisë së deputetëve.