PSE DIASTPOURA NUK VOTON?

Sipas të dhënave të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët të B&H-së, jashtë Bosnjës dhe Hercegovinës jetojnë afërsisht 1.170.000 persona të lindur në B&H. Duke përfshirë gjeneratën e dytë dhe të tretë, numri total i personave me origjinë nga B&H në diasporë është rreth dy milion. Në listën e votuesve jashtë Bosnjës dhe Hercegovinës do të jenë vetëm 48.074 votues!

Pse diaspora nuk voton? Një hulumtim i kryer këtë vit nga Radio Evropa e Lirë tregon pakënaqësinë, zhgënjimin me politikanët dhe besimin se vota e tyre nuk do ndryshojë asgjë. Këtu është ajo që thonë Nejla, Teodora dhe Jasmina, me të cilat ka biseduar “Perspektiva” në Graz.

Unë do të thoja se një nga problemet më të mëdha për ne të rinjtë në Austri është identiteti ynë personal. Kur dikush më pyet «nga je?» a duhet të them nga i ati im, apo nëna, apo të them «jam nga Graz» ku kam lindur?”

https://www.youtube.com/watch?v=8kc7pdT9c3k

Si ta aktivizojmë atë shpirt, atë kuptim të politikës tek të rinjtë tanë kur në shtëpi të dëgjon «e çfarë bëjmë tani?», «Çfarë të bësh tani me të?», «ashtu është siç është.» Ajo fjalia «ashtu është siç është», «asgjë nuk do të ndryshojë» – dhe asgjë nuk do të ndryshojë.”

https://www.youtube.com/watch?v=8kc7pdT9c3k

Si mund të ecim përpara si shoqëri në përgjithësi, kur gjithmonë kthehemi prapa? Ai luftë është problemi kryesor në shoqërinë e sotme të B&H-së.”

https://www.youtube.com/watch?v=ufgqZg-AOWo

Një arsye tjetër serioze pse diaspora nuk voton është procedura e regjistrimit për votim. Të dhënat thonë se deri më 20 korrik pothuajse 50,000 njerëz kanë hapur një llogari përdoruesi në platformën e-Izbori, por vetëm 31,300 plotësuan kushtet. Mijëra kërkesa mbetën të paplota. Autoritetet nuk i inkurajojnë diasporën të votojë! Regjistrimi për votim në B&H është më i komplikuar se në çdo shtet tjetër. Së pari duhesh të plotësosh formularin, pastaj ta nënshkruash, të bësh një kopje të dokumentit personal, të sigurosh provën e qëndrimit jashtë vendit, të dërgosh gjithçka dhe të presësh përgjigjen. Votuesi që tashmë ekziston në regjistrat e shtetit duhet përsëri aktivisht të provojë që dëshiron të votojë jashtë vendit. Në Kroaci, qytetarët regjistrohen automatikisht me lejen e tyre të identitetit dhe nuk ka ndonjë procedurë. Nëse një qytetar i B&H dëshiron të votojë në ambasadë, duhet të jetë një nga së paku 50 personat që duan të votojnë. Nëse janë më pak, ambasada nuk do të mund të organizojë votimin. Kroacia dhe vendet e tjera nuk e kufizojnë këtë. Me fjalë të tjera, sistemi kroat pyet se si të jetë më e lehtë për shtetin të përcaktojë ku qytetari dëshiron të votojë, ndërsa sistemi në BiH kërkon regjistrim të ri. Pra, votuesi i B&H-së në diasporë duhet të provojë se ka të drejtën që tashmë e ka.

“Çastin që i heq dorë zgjedhjeve, frikësohem se po i heq dorë jetës në këtë shoqëri. Në fund të fundit, zgjedhjet nuk janë vetëm demokraci dhe politikë.”

https://www.slobodnaevropa.org/a/retrospektiva-perspektive-13-epizoda-osme-sezone/31678291.html

Këtë deklaratë për ‘Perspektiva’ e dha mysafiri ynë, SRXHAN PUHALLO, psikolog social, katër vjet më parë. Pra, kush dha dorë nga kush – shteti nga diaspora apo diaspora nga shteti? Përgjigjja do të vijë në zgjedhjet e përgjithshme të caktuara për 4 tetor.

Previous articleDHUNA POLICORE (E PA)JUSTIFIKUAR
Next articlePERSPEKTIVA SPECIALE nga NOVI PAZARI: „Brezi që refuzoi të heshtë“ Episodi 1