Partitë opozitare dhe kosovarët protestuan të shtunën para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar, siç thanë ata, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Protestuesit akuzuan kryeministrin Kurti se përmes marrëveshjes ka hequr dorë nga njohja reciproke me Serbinë.