E drejta e fituar me mund për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, është nën kërcënim serioz në Serbi sot. Kolektivat feministe dhe antifashiste shënuan 8 Marsin në Beograd duke paralajmëruar për domosdoshmërinë e rezistencës dhe dhënien fund të heshtjes. Iniciativa “8 Marsi Çdo Ditë” shprehu kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pjesëmarrje të barabartë të grave në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve antifashistë të formojnë një front të gjerë.












