SHPËTIMI NGA NJË SHOQËRI E KAPUR

Të dielën, më 25 tetor, në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare. Dy kundërshtarët kryesorë, “Lista Studentore” (Studentska lista) dhe partia në pushtet SNS, shprehin besim për fitore. Strategjia dyvjeçare e studentëve është të vizitojnë vendin, ndërsa qeveria, si në vitet e mëparshme, mbështetet kryesisht te media dhe shtrëngimi për të qëndruar në pushtet. Me këtë rast, ekipi i PERSPEKTIVE bisedoi me profesorin Oliver Toskoviç, profesor i psikologjisë në Universitetin e Beogradit, i cili, pas vitesh angazhimi intelektual, vendosi të pranojë ofertën dhe t’i bashkohet listës studentore të kandidatëve për Parlamentin e Serbisë. Kjo intervistë është mjaft domethënëse, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga mesazhet që përcjell. Pyetja e parë kishte të bënte me fushatën agresive të mediave dhe politikanëve në pushtet, të cilët i quajnë studentët “terroristë”, “ustashë”, “bllokues”, “armiq të Serbisë” e të tjera të ngjashme. A nuk është kjo një nxitje e përçarjeve në një Serbi që është tashmë e përçarë?

Previous articleNËSE NUK VINI – DO TË DËNKOHENI