Kosova po mban zgjedhje parlamentare, të tretat brenda vetëm 18 muajsh, pasi asnjë parti nuk arriti të sigurojë një shumicë të mjaftueshme për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Të rinjtë që po fitojnë të drejtën e votës kanë qëndrime të ndryshme për justifikimin e përsëritjes së zgjedhjeve, por edhe për pritjet për stabilizimin e krizës politike në vazhdim.












