Pothuajse të gjitha komunitetet minoritare në Mal të Zi janë të njohura ligjërisht dhe kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre, si dhe një shkallë të caktuar të përfaqësimit kulturor dhe politik. Megjithatë, komuniteti rom ende nuk e ka një status të tillë, as nuk ka përfaqësuesin e vet në parlament, megjithëse sipas regjistrimit të fundit, ai numëron rreth 6,000 anëtarë, ndërsa vlerësimet tregojnë se ky numër është dukshëm më i lartë.












