Për çdo sportist, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike nuk është vetëm një ëndërr por edhe një simbol i këmbënguljes, përkushtimit dhe pasionit. Është momenti kur realizohen vitet e stërvitjes, djersës dhe sakrificës në luftën për një medalje dhe njohje. Lojërat Olimpike përfaqësojnë skena më prestigjioze për sportistët në mbarë botën ku më e mira nga më të mirët takohen. Këtë vit, Lojërat e 33-ta Olimpike u mbajtën në Paris. ku morën pjesë rreth 10700 atletë nga më shumë se 200 vende.